Kryeministri Edi Rama u godit me vezë sot në Kuvend nga deputeti i PD-së, Endri Hasa, ndërsa ky veprim e ka kapur pa mendje edhe kreun e Kuvendit, Gramoz Ruçi.
Pasi Hasa e goditi me vezë, Rama pret që Ruçi të ndërhyjë apo ky i fundit nuk vepron, ndërsa kryeministri thotë se duhet nxjerrë jashtë, shkruan Albeu.com.
Dhe kur sërish Ruçi nuk ndërhyn, Rama kthehet nga ai dhe i kërkon ta nxjerrë jashtë.
Në këtë moment, çohet nga karrigia edhe Taulant Balla duke i bërë me shenjë Ruçit që të ndërpresë seancën për pesë minuta.
Në fund, Ruçi e kupton se çfarë po ndodh dhe kërkon nxjerrjen jashtë të Hasës gjithashtu ndërpret seancën ashtu siç kërkoi Balla. /albeu
Video:
Diskutime rreth kësaj post