Kryeministri Edi Rama, u shprehu sot mjekëve dhe infermierëve të vendit tonë mirënjohje për punën e palodhshme që kanë bërë me sukses gjatë vitit 2022.
Në pritjen që u bëri punonjësve të shëndetësisë sot me rastin e festave të fundvitit, Rama bëri me dije se kushtet e punës janë përmirësuar në shëndetësi dhe se ka akoma vend për përmirësim.
Ndërkohë, u premtoi rritje rroge 100% deri në fund të mandatit.
Deri më tani punonjësve të shëndetësisë paga u është rritur deri në 70% që nga pikënisja,
“Por kjo nuk mjafton, do të bëjmë sërish rritje”, tha Rama.
Më tej Rama u doli në mbrojtje mjekëve dhe infermierëve, duke thënë se u shpreh solidaritet për hijen që i shoqëron në jetën personale, “që punonjësit e shëndetësisë janë të korruptuar”.
“Ju shpreh të gjithë solidaritetin për atë që ju shoqëron gjatë gjithë kohës në jetën tuaj personale, një hije sipas së cilës infermierët në këtë vend të shikojnë nga xhepi sesa të kapin me dorë. Shprehje përdoret nga ata që për fat të mirë s’kanë pasur nevojë për ju. Por kanë një kënaqësi e të marrit nëpër gojë të njerëzve që vihen përballë dritave të skenës për arsye të ndryshme. Patjetër nuk mungojnë rastet e individëve të padenjë në bluzat e bardha. Këto janë përjashtime. Në sistemin tonë arritjet janë meritë e mjekëve dhe infermierëve”, tha Rama.
Diskutime rreth kësaj post