Në mbledhjen e parë për vitin 2016 të Këshillit Ekonomik Kombëtar, kryeministri Edi Rama theksoi se qeveria po punon për të krijuar kushtet për përmirësimin e cilësisë së turizmit, pasi, sipas tij, ai është “një nga burimet reale të rritjes ekonomike”.
“Turizmi është një nga burimet reale të rritjes ekonomike. Po punojmë për të krijuar kushtet për përmirësimin e cilësisë së tij. Viti i kaluar ishte mjaft inkurajues për turizmin, në aspektin sasior dhe cilësor. Konstatojmë numër në rritje të turistëve nga Europa veriore. Gjithsesi, ka shumë për të bërë në të gjithë vijën bregdetare, duhet investuar për shërbimin e energjisë dhe shërbimet e tjera bazë. Por mendoj se nëse koordinohemi më mirë me operatorët privatë, do tërheqim më tej vëmendjen e turistëve”, deklaroi kreu i qeverisë.
Rama shtoi se “partneriteti publik-privat është mekanizëm kyç për të zhvilluar ekonominë” dhe “është pjesë e filozofisë” së qeverisë së tij.
Diskutime rreth kësaj post