Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama më datat 6 dhe 7 do të zhvillojë një tur në rajon. Kreu i qeverisë do të zhvillojë takime me krerët e shteteve përkatëse në kuadër të “Procesit të Berlinit”.
Beogradi, Sarajeva, Shkupi, Prishtina dhe Podgorica do të jenë ndalesat e të parit të qeverisë në një klimë tensioni ku gjendet rajoni për shkak të situatës në veri të Kosovës.
Në muajin tetor në Tiranë do të zhvillohet samiti i radhës i “Procesit të Berlinit”. Pak ditë më parë Edi Rama njoftoi vetë se “Ballkanit të Hapur” i erdhi fundi si nismë rajonale.
Diskutime rreth kësaj post