Pas shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme, për të monitoruar nga afër situatën kryeministri Rama ngarkoi ministrat e kabinetit qeveritar që të ‘zbarkonin’ në terren për ditë të tëra me radhë.
Rama ka ndarë sot me publikun disa nga sakrificat e ministreve femra, të cilat harruan gjumin për disa ditë. Gjatë vizitës së tij në banesën e re të Aleks Çupit, të vetmit të mbijetuar nga kjo familje që banonte në Thumanë, kryeministri tha se kishte detyruar ministren Belinda Balluku që të ikte në shtëpi të flinte, pasi bënte vetëm dy orë gjumë në makinë, ndërsa tregoi dhe për sakrificën e ministres Olta Xhaçka, e cila pak ditë më parë kishte lindur.
“Shihni Ogertën si është bërë. Belindën e detyrova unë me zor që të flinte në shtëpi se flinte në makinë. Dy orë flinte në makinë. Dhe ajo tjetra, ministrja e Mbrojtjes, sa ka lindur fëmijën dhe rrugëve ndenji. S’po flasim për heroizma, por ca është bërë. Sistemuam me çadra, me hotele me 5 yje, apo shtëpi me qira. Kemi gjetur mundësi për shtëpi fantastike që nuk pyesin për tërmet, as erë, asgjë. Por kur mendon se kanë humbur njerëz…”, tha Rama.
Diskutime rreth kësaj post