Pas votomit dje nga maxhoranca të tre anëtarëve të komisionit ad hoc, që do të merret me seleksionimin e kandidatëve të cilët do të jenë pjesë e organeve të vetingut dhe përjashtimit që iu bë Shpëtim Idrizit të PDIU-së, që mori votën e Metës, por jo të Ramës, ka reaguar edhe vetë kryeministri. Një komentues e pyet se si eshtë e mundur që i përjashtoi çamët, që kishin besim tek ai, kurse një tjeter e quan përshesh të politikës dhe i sugjeron ta mbajë mire me PDIU.
Replikat:
Qytetari: O Edi po si na perjashtove nga vetingu more zoteri??Dhe ne camerit qe mendonim se me ty do ishte ndryshe
Rama: Hahaha si ju perjashtova a jeni ne vete a s’jeni ne vete?! Eshte ceshtje pergjegjesish zoteri nuk eshte pune hallve, partia qe udheheq ka edhe pergjegjesine me te madhe, si thua ti njesoj eshte pergjegjesia kur ke 65 deputete dhe kur ke 5?! Jo mik, dhe ky nuk quhet perjashtim nga Vetingu, aspak, sepse Vetingun do ta bejne te tjere s’do e bejne partite! Shendet
Diskutime rreth kësaj post