Kryeministri Edi Rama nëpërmjet Facebook i është përgjigjur opozitës dhe vendimeve të kësaj të fundit për djegien e mandateve.
Rama u shpreh ndër të tjera se shkak i aksionit opozitar të opozitës është frika nga humbja që e pret në qershor në zgjedhjet lokale.
“Është e vështirë të gjesh fjalët për fjalët në gjuhë të huaj të kryetarit të opozitës, që gjendet në popull mes njerëzve të zakonshëm si ti kur nuk e pëlqejnë dhe nuk e duan shumicën.
Ata njerëz janë kudo, ka patjetër edhe aq qorra dhe vulgarë sa arratjakët nga parlamenti, por shumica nuk e duan baltosjen e Shqipërisë në gjuhë të huaj dhe e dënojnë qasjen e humbsave pa pikë dinjiteti. Gjermanët, po, kanë një rregull të pashkruar, asnjë fjalë me të huajt për konfliktet e brendshme politike. Pasi shtëpia nuk është skenë për të shfaqur në lagje mosmarrëveshjet, atdhe nuk mund të nxihet. Kjo lloj derdhje u vete për shtat atyre që nuk ia duan të mirën Shqipërisë. Nga shfaqet e dhunës te artikujt e paguar godasin shtëpinë tonë. E bëjnë të duket se ke frikë të afrohesh.
Kjo lloj balte dhe zifti godet edhe shqiptarët që jetojnë dhe punë në botë dhe ua komplikon jetën. Kur nënshkruam me Bashën marrëveshjen, i kërkova dy gjëra, rezultati nuk kontestohet dhe Shqipëria nuk shahet në gjuhë të huaj, por pikat avulluan dhe avazi rifilloi. Kontestohet fitorja e PS-së, pasi një tjetër humbje e thellë po afron për PD-në dhe simotrën e saj LSI-në, po të mos kishte LSI nuk do të kishte shit-blerje të votave në Shqipëri. Dhuna nuk e ndryshon dot rrjedhën e përcaktuar nga populli me votë, nuk e ndryshon qeverinë, por e forcon. Dhuna dëmton imazhin e Shqipërisë. Punonjësit bashkiatë të opozitës po e mbyllin pa nder mandatin duke kyçur dyert. Tani me ato rroga paguhen turistët e opozitarizmit të rrugës. Mua më vjen keq”. /albeu
Diskutime rreth kësaj post