Kryeministri Edi Rama pasi u pyet nese jane te rrezikuar shqiptaret nga situata kriminale sot, ka treguar nje histori qe ka ndodhur vitin e kaluar me nje kryebashkiak qe do vizitonte Tiranen, dhe pas frikes se atyre qe kishte degjuar per Shqiperine, kërkonte te shoqerohej nga makina të blinduara dhe me efektive me arme krahu.
“Vjet, nje kryebashkiak refuzon për një farë kohe në fund i thuhet që nëse ju keni këto kushte ne s’ju fusim dot në Tiranë. Merr shërbimin normal që jepet në këto raste vjen dhe për fat ndodh që takohemi dhe bashkë dhe më tha:
Zoti kryeministër, kemi qenë dhe koleg bashkë, dua tu kërkoj ndjesë për faktin se është hera e parë që vij dhe cka më kanë parë sytë s’ma ka marr mendja.
Unë i thashë se di si e ke imagjinuar po e di sa vrasje ke në qytetin tënd deri tani? Në këtë moment të vitit? është qytet i madh, kishte 17. E di sa vrasje ka në Tiranë deri ne kete moment? 7.
Këto dy shifra mjafton të shikojë që të kuptosh se ky është vend që e pati probleme të medha me kanabisin për 20 e kusur vite po s’është një vend që vihet me makinë të blinduar dhe vihet me armë krahu po nivelet e sigurisë në këtë vend janë mëse normale.
Diskutime rreth kësaj post