Kryeministri Edi Rama në një komunikim live në Facebook ka thënë se berberët dhe klinikat dentare hyjnë tek kategoritë më të rrezikshmëri më të lartë të përhapjes së COVID-19 dhe nuk do të hapen.
Por Rama la mundësinë e një riparje javën e ardhshme dhe më 11 maj do të ketë një zgjerim në tërësi sipas protokolleve.
Pjesë nga komunikimi Live i Ramës në Facebook:
”Më thuaj një vend në botë që ka hapur klinikat dentare. Me kë ekspert të këshillohem?
Berberët hyjnë tek rrezikshmëria më e lartë pasi mjafton që njëri me infeksion të ulet në karrige, berberi merr armikun dhe këtëj i qeth dhe këtej i fut bombën.
Berberët do shohim javën e ardhshme dhe më 11 maj do të kemi një zgjerim më të madh.
Do jetë një zgjerim tërësi. Do lajmërojmë përpara që të përgatiten kush do hapen, çfarë protokollesh.” – tha Rama.
Diskutime rreth kësaj post