Kryeministri Edi Rama ka shpallur tre bashkitë shembuj sipas tij në lidhje me funksionimin dhe menaxhimin e territorit. Tre bashkitë e përmendura nga Rama janë Pogradeci, Mati dhe Shijaku, ndërkohë që mori si shembuj që duhet të mësojnë nga kjo e fundit, bashkitë e Durrësit dhe Tiranës.
Në lidhje me Pogradecin Rama tha se është një bashki që ka filluar të marrë frymë nisur edhe nga mirëmenaxhimi në mbledhjen e plehrave.
“Pogradeci tani po hyn në një fazë që po merr mbështetje që po vitalizohen disa projekte të mbështrtura nga donatorët. Me mjetet e kufizuara që ka bashkia dhe falë këmbënguljes së kryetarit të bashkisë, qyteti merr frymë lehtësisht sot. Shkoni shikoni Matin. Një tjetër shembull i mirëPo i marr këto shembuj për të thënë që roli i çdo individi është vendimtar”, tha Rama duke vijuar me të tjerat.
“Shkoni shikoni bashkinë e Matit për të kuptuar se çfarë mund të bëjë individi kur nuk e harron në asnjë ditë pse është aty se pse është aty dhe kush e ka çuar aty dhe kur për;iqet të lerë gjurmë me punën që bën.Ne patëm një process shumë të vështirë dhe kompleks që ka vënë në vështirësi shumë shtete më të avancuara, siç ishte rindërtimi nga tërmeti. Bashkia më shembullore e të gjitha bashkive është Shijaku sa i përket rindërtimit. Përfshi edhe Tiranën. Ka patur një përgjigje e institucionit në çdo hap, sikur të ishte bnjë instuitucon perëndimor. Si ndodhi kjo? Mos vallë erdhën nga Gjermania dhe Franca që Bashkia e Shijakut nuk ka shkelur asnjë afat në bërjen e dokumenteve, ne inventariziin e dëmeve, në dhënien e bonuseve, etj? Shumica e atyre që punjnë aty janë ata që punonin më herët. Çfarë ndryshoi? Ndryshoi lidershipi. Dy bashkitë e mëdha Tirana dhe Durrësi nga pikëpamja e funksionimit në këtë proces, pavaësisht se kanë shumë problematika, kanë çfarë të mësojnë nga Bashkia e Shijakut“, tha Rama.
Diskutime rreth kësaj post