Teksa po fliste për vendet e Shqipërisë, kryeministri Edi Rama bëri ironi me opozitën por edhe me personat që sipas tij para pandemisë, nuk kishin vizituar ende shumë qytete të Shqipërisë.
Rama ditën e sotme ka bërë një vizitë në fashatin turistik të Dardhës, aty ku ka thumbuar edhe gazetarin Bledi Fevziu duke thënë se tani e zbuloi Shqipërinë.
Deklarata e Ramës:
“S’dua të përmend emra, një personalitet shqiptar që jeton jashtë e takoj në Përmet edhe kishte ardhur me familjen atje, gjatë kohës së verës që s’kishte ku shkonte, edhe më thotë mua “Edi, sa e bukur qenka Shqipëria. Shyqyr që ra ky Covid që po shoh Shqipërinë dhe po mahnitem, kam ardhur me familjen e këta të mitë më thonë ça është kjo.
Kupton ti, s’e kishte parë kurrë Përmetin ai. Fevziu tani e zbuloi Shqipërinë e më thotë mua sa e bukur ajo Gjirokastra…I thashë janë bërë, po ti në emision vetëm me përgjime. E ka filluar ka bërë emisione që ka nxjerrë në pah ça është bërë. Zbuluan Shqipërinë analistet e opinionistët, se gjëja e parë merr avionin dhe ik”, tha Rama.
Diskutime rreth kësaj post