Në konferencën për mediat me kancelaren Merkel, për të cilën nuk i kurseu lëvdatat, Rama i cilësoi dokrra teoritë konspirative për Ballkanin e Hapur.
“Kur Kancelarja më ka ftuar në 2014, ishte hera e parë në historinë e rajonit, që liderët nuk uleshin për t’u vrarë, për t’u therur, por për të folur për të ardhmen.
Ky proces hapi rrugën e komunikimit mes Serbisë dhe Shqipërisë.
Sigurisht që procesi ka nevojë për kohën e vet”, – është shprehur Rama.
Rama nuk la pa ‘thumbuar’ as kryeministrin e Kosovës gjatë fjalës së tij.
“Merkel është një dhe nuk vjen më, që të jemi të qartë, pavarësisht se nuk është e lehtë të flasësh kur është prezentë. Për arsye të historisë së saj dhe eksperiencës në 4 mandate rresht në krye të lokomotivës së BE. Open Balkan është pjellë e Procesit të Berlinit, nuk është alternativë. Është pjellë e Procesit të Berlinit për ta përshpejtuar. Open Balkan është asgjë më shumë se sa mjeti i rajonit për të implementuar procesin e Berlinit, kush thotë se njëra bie ndesh me tjetrën ose e bën me qëllim ose e thotë se nuk e kupton.
Teoritë e konspiracionit, jo procesi i Berlinit, jo Open Balkan, jo nismat rajonale janë të organizuaranga forca të treta apo janë të hedhura nga BE për të na gënjyer në që të mos na fusin ne kurrë në BE janë dokrra, fare. Kancelarja ka thënë në 2014 këtë ‘ju nuk jeni në BE por ju jeni europianë dhe për këtë arsye ne duhet të nisim një proces që së bashku të punojmë që rajoni të ringrihet nga pikëpamja politike e ekonomike dhe sociale’. S’kemi pse presim të hyjmë në BE që të ndërtojmë autostradat, infrastrukturën dixhitale apo tregjet e përbashkëta. Ky është thelbi”, – deklaroi Rama.
Diskutime rreth kësaj post