Thumana dikur nga epiqendra e tërmetit, sot pas katër vitesh, për Kryeministrin Edi Rama është kthyer në lagjen më të mira në Shqipëri. Ajo sot u shndërrua në një qender e aktiviteteve sportive.
“Nuk besoj se do ta imagjinonte dot njeri, në ato ditë të tmerrshme kur Thumana ishte e epiqendra e goditjes së tërmetit, që jo shumë vite më pas ne do të mblidhenim këtu më pas me kaq shumë kampion të sotëm dhe të djeshëm dhe me praninë e të gjitha federative të sportit, për të shfrytëzuar infrastrukturën e një mjedisi sportiv nga më të mirët në Shqipëri, për sa i takon mjediseve sportive kombëtare”.
Në konferencën “Sporti në funksion të shëndetit, edukimit dhe zhvillimit”, të mbajtur në Thumanë, kryeministri tha se qeveria shqiptare kërkon të zgjerojë lëvizjen olimpike në shkolla dhe rikthimin e klasave sportive.
Veç basketbollit dhe volejbollit, synohet përfshirja e nxënësve në disiplina të tjera sportive, dhe për këtë nevojiten investime në infrastrukturë.
“Ne i kemi dhënë Komitetit Olimpik një tjetër mbështetje financiare për lëvizjen sportive në shkolla. Duhet të kërkojmë zgjerimin e disiplinave dhe të përfshijmë edhe federatat e tjera”.
Jo vetëm në shkolla, qeveria shqiptare është e gatshme të mbështesë drejtpërdrejt edhe federatat sportive.
“Jemi shumë të dëshiruar dhe shumë të angazhuar që të rrisim edhe mbështetjen për federatat përtej lëvizjes sportive në shkolla”.
Jo vetëm për Thumanën e rindërtuar, por në të gjithë Shqipërinë investimet në sport janë të rëndësishme pasi ky është një nga sektorët që do t’i sjellin zhvillim vendit.
Diskutime rreth kësaj post