Kryeministri Edi Rama ishte i ftuar në një program televiziv ku ndër të tjera theksoi se qeveria e tij i ndryshoi fytrën Shqipërisë.
Pas kësaj deklarate ka reaguar dhe deputeti i Partisë së Lirisë Petrit Vasili i cili ka sulmuar menjëherë Ramën.
Vasili thekson se Fytyra e Shqiperise ndryshoi dje kur u fut ne NATO dhe kur liberalizoi vizat me BE dhe jo sot qe eshte shnderruar ne narkoshtet, ne vendin e pare per kerkesat per azil dhe kampioni i Europes per korrupsion.
Postimi i plotë i Vasilit:
Qeveria ndryshoi fytyren e Shqiperise,por per turp ne narkoshtet dhe ne Kolumbine e Europes!
I përçartur dhe me nervat si tel, Edi Rama me me shume se gjysmen e qeverise per burg bëlb?zon per suksese psikopatike, qe vetem truri i tij i degraduar mund ti shohe se ne realitet nuk ekzistojne.
Fytyra e Shqiperise ishte dje nvestimi gjigand i gazsjellsit TAP dhe jo plackitja e bandes se hajduteve sot, qe rremben çdo dite copa copa Shqiperine me kete kryehajdutin.
Fytyre te re te Shqiperise ky kryehajduti quan grabitjen dhe ndarjen e copave te tokave te bregdetit dhe ane e mbane Shqiperise me lloj lloj horrash qe pastrojne para’ dhe e quan ardhje investimesh.
Fytyra e Shqiperise ndryshoi dje kur u fut ne NATO dhe kur liberalizoi vizat me BE dhe jo sot qe eshte shnderruar ne narkoshtet, ne vendin e pare per kerkesat per azil dhe kampioni i Europes per korrupsion.
Fytyra e Shqiperise sot per shkak te Edi Rames ka rene kaq poshte sa i vjen anash jo me Europes por edhe Kosoves e Maqedonise ne çdo pikpamje.
Fytyra e Shqiperise sot eshte surrati i vendit ku nuk ka me zgjedhje te lira, por ka blerje votash, mijra patronazhiste
këllira dhe kercenim.per votat me kriminelet e qeverise dhe me buken e gojes.
Fytyra e Shqiperise eshte sot kopeja pa fund e ministrave, kryetareve te bashkive, deputeteve, drejtoreve, shefave gjithfaresh, qe jane ne dyert e drejtesise dhe zbulimi i hajduteve te tjere rilindas nuk ka te ndalur.
Fytyra e Shqiperise sot eshte ajo e vendit, qe vetem shkon poshte e me poshte ne çdo tregues, me shpopullim si vend ne lufte, me pensione e paga me te ultat, me mosfunksionim te ligjit, me represion ndaj studenteve, me grabitjen masive te prones private, me korrupsion ne çdo rrëzë e qoshe te shtetit.
Fytyra e Shqiperise sot eshte ajo qe Edi Rama ne deshperim ekstrem gezon, qe sipas tij Beqja vetem ka shperdoruar detyren.Pra shperdorimi i detyres eshte gezim shume i madh per Ramen, eshte merite, eshte medalje krenarie pavarsisht se sterilizimin Beqja e beri 80 here me shtrenjte dhe linin njerezit pa bere operacione se nuk dilnin leket e hajdutllekut.
Fytyra e Shqiperise sot per shkak te Edi Rames eshte mjerisht e neveritshme ashtu si duar e ndyra te te tij, qe dhunonin gazetaren Ambrozia Meta.
Diskutime rreth kësaj post