Edi Rama ka një bast të fortë për zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit.
Kreu i qeverisë tha se në “Top Story” me Sokol Ballën se ai do të largohet nga politika nëse PS nuk del forcë e parë.
“Nëse PS nuk del forcë e parë, unë iki nga politika fare.
Pra nëse na del Petriti forcë e parë unë iki, kaq e thjeshtë është”, tha Rama, duke ironizuar pretendimet e LSI-së.
Megjithatë, Rama u shpreh i bindur se PS do dalë forcë e parë mbi PD dhe LSI, por për të realizuar objektivin real, duhet të kapë 71 deputetë. Sipas Ramës, kjo do të bënte të mundur qeverisjen e vendit vetëm nga PS, pa qenë nevoja për koalicione me partitë e tjera.
Ndërkohë, gjatë një takimi elektoral në Berat, Rama akuzoi partitë e vogla se duan vetmë pushtet, ndërsa nuk mbajnë asnjë përgjegjësi për qeverisjen.
Diskutime rreth kësaj post