Kryeministri Edi Rama ka akuzuar sërish opozitën se po i shmanget reformës në drejtësi, por u ka kërkuar atyre miratimin e saj, pasi sipas tij, “Shqipëria e meriton të çelë negociatat këtë vit për t’u bërë anëtar i BE-së”.
“Unë di të them lërini këtë valle dhe uluni t’i japim fund kësaj historie që po bëhet gjithmonë e më shumë një barrë e rëndë në kurriz të këtij populli e këtij vendi që meriton të çelë negociatat këtë vit për tu bërë anëtar i BE-së. Dhe në të njëjtën kohë patjetër, jo për hir të negociatave po për hir të të drejtës për të pasur drejtësi ta shohë të shembet këtë sistem para syve të vet siç e garanton kjo reformë”, deklaroi kryeministri Edi Rama.
Rama vijoi më tej se reforma në drejtësi bëhet cilësore duke punuar së bashku. “Ju jeni ata që i shmangni reformës në drejtësi si djalli temjanit dhe nxirrni vetëm pretekste, alibi, përrallë vetëm për të shtyrë reformën në drejtësi. Nuk ka rëndësi koha po cilësia. Cilësia? Po si do bëhet më cilësore reformat në drejtësi duke mbyllur derën si një shishe vere e duke e lënë të vjetrohet dhe të përmirësohet vetë. Hajde pra ulemi në tavolinë e punojmë bashkë për cilësinë ju i ikni se bën dy gjëra. E para e shemb piramidën e sotme të sistemit të drejtësisë dhe të gjithë strukturat e mekanizmat që ju sot i kontrolloni bien dhe ndërtohet sistem i ri ku kapaciteti i influencvës politike dhe vendimmarrjes përmes pazareve të partive politike minimizohet”, vijoi Rama.
Kryeministri Rama ka reaguar gjithashtu ndaj lajmeve të fundit për trafikun e drogës, duke i quajtur sulmet e PD të paskrupullta.
Diskutime rreth kësaj post