Kryeministri Edi Rama ndodhet në konferencë para gazetarëve një ditë pas protestës së opozitës.
Edi Rama: Të ruajmë qetësinë dhe vetëpërmbajtjen
Njoftimi per konferencen
Kryeministri Edi Rama në një postim në Twitter ka njoftuar mbajtjen e një konference në orën 14:00, pas protestës së opozitës, e cila u shoqërua me akte dhune.
Rama: Në 14.00 me gazetarët për të komunikuar me opinionin publik në këto momente,kur një grupim i dëshpëruar politik orvatet më kot të imponohet përmes dhunës së verbër, në qorrsokakun pa rrugëdalje të dështimit ku ka hyrë me këmbët e veta QetësidheVendosmëri për Shqipërinë që duam
Në orët e para të ditës së sotme kryeministri Rama në ambjentet e kryeministrisë është takuar me zyrtarë të lartë të shtetit, duke filluar nga Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj, Shefi i SHISH Helidon Bendo, dhe kryeprokurorja Arta Marku.
Mësohet se në fokus të takimit ishte protesta e opozitës.
Video:
Diskutime rreth kësaj post