Kryeministri i vendit Edi Rama këtë të martë ndodhet në Bruksel ku është takuar me përfaqësuesit më të lartë të Bashkimit Evropian. Rama përmes një postimi në Facebook shkruan se është takuar me Komisionerin e Bashkimit Europian për Zgjerimin dhe Fqinjësinë, Olivér Várhelyi.
Kreu i qeverisë thekson se në këtë takim është diskutuar në lidhje me planin e ri të mbështetjes financiare dhe rritjes ekonomike të vendeve të Ballkanit Perëndimor.
“Me Komisionerin e Bashkimit Europian për Zgjerimin dhe Fqinjësinë, Olivér Várhelyi, diskutuam gjerë e gjatë për planin e ri të mbështetjes financiare dhe rritjes ekonomike të vendeve të Ballkanit Perëndimor”, shkruan Rama.
Diskutime rreth kësaj post