Fati i drejtimit të Shërbimit Informativ Shtetëror, i cili aktualisht ka në krye nënkryetarin, ka qenë arsyeja e takimit të Kryeministrit Rama sot me Presidentin Begaj në Presidencë.
Kështu ka deklaruar ditën e sotme analisti Lorenc Vangjeli në një emision televiziv. Më pas ai ka dhënë edhe një ‘identikit’ të kreut të ri të SHISH, që sipas tij do të duhet të plotësojë 3 kushte të rëndësishme.
“Në këto kohë anormale që jetojmë për çështjen e sigurisë, ky është një lajm normal. Në axhendën e takimit ka pak hapësirë për hamendesim. Është ë vërtetë që një nga institucionet e rëndësishme, SHISH, drejtohet nga nënkryetari i së shpejti do të ketë një zgjidhje.
Unë nuk do t’ju them një emër por një identikit. Duhet të plotësojë tre kushte: Profesionist, patriot dhe i lidhur me politikën. Jo thjesht politikan karriere por ta njohë politikën. Të njihet nga kolegët e tij dhe të dallojë nga kolegët e tij. Të dojë shumë Shqipërinë duke kuptuar se për shumë e shumë vitesh tashmë, që nga Rilindja dielli për vendin tonë dielli lind andej nga perëndon”, tha Vangjeli.
Diskutime rreth kësaj post