Pak para se Këshilli të jepte fjalën e fundit për deputetin Saimir Tahiri, Kryeministri Rama ka zhvilluar një takim me ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafaj.
Dy zyrtarët e lartë u takuan në zyrën e ministrit të Brendshëm, ndërsa nuk dihet se për çfarë kanë folur.
Ditën e djeshme, Fatmir Xhafaj e quajti të padrejtë vendimin e prokurorisë për të kërkuar autorizimin e Kuvendit që të heqë mandatin e deputetit për Saimir Tahirin.
Por kjo deklaratë e tij solli reagimin e ashpër të Prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llall i cili foli për një situatë të pazakontë të krimit në vend.
Po ashtu, qëndrimet e Xhafajt u përdorën edhe nga Partia Demokratike, e cila përmes kryetarit Basha i qëndor idesë së ministri i Brendshëm po përdoret nga Rama për të mbrojtur ish-ministrin Tahiri.
Diskutime rreth kësaj post