Kryeministri Rama i ka surprizuar të gjithë me veshjen e tij gjatë takimit të tij me ministrin e Jashtëm të Greqisë.
I njohur për kravatat e tij të veçanta që në jo pak raste i dizajnon vet, kryeministri nuk ka lënë pa surprizuar edhe gjatë këtij takimi teksa u shfaq me një kravatë që nuk ishte gjë tjetër veçse flamuri ynë kombëtar, një simbol tepër i vyer për të gjithë ne.
Mirëpo vëmendjen e tërhoqi edhe një yll me 5 cepa të verdhë në pjesën e poshtme të kravatës.
S’ka dyshim, që kravata e zgjedhur prej Ramës sot, ka për të shkaktuar debat, si brenda, ndoshta edhe në vendin fqinj. Por pyetja është; ç’mesazh ka dashur Rama të japë?
FOTO:
Diskutime rreth kësaj post