Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm me një video nga momenti i veçantë i pritjes në Akademinë Ushtarake “West Point”, në Nju Jork.
Siç shihet në video, kryeministri Rama, i shoqëruar nga ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, dhe ambasadorja e SHBA, Yuri Kim, shfaqet përballë studentëve të Akademisë Ushtarake për t’i dhënë lajmin e mirë se të gjithë do të kenë mundësi për një leje kalimi pa pagesë në mënyrë që ta përdorin gjatë fundjavës.
“Unë këtu u garantoj kadetëve një leje kalimi pa pagesë për t’u përdorur në ditën e Kolombit në fundjavë”, shprehet Rama, ndërsa studentët nuk përmbahen dhe fillojnë brohoritjet dhe përqafimet nga lumturia.
Në fakt vendimi merret nga lidershipi i akademisë West Point dhe është një traditë e zakontë që lejon vizitoret e rëndësishëm të përjetojnë momente të tilla me kadetët duke u dhënë “liri”. Në fund Rama e mbyll fjalën para tyre duke u thënë ‘Go army beat Navy’!
Duke inkurajuar kështu forcat tokësore të mundin në kampionatin e futbollit amerikan forcat detare. Rama është në West Point së bashku me ministrin Peleshi dhe ambasadoren Kim, pritet të nënshkruhet një marrëveshje e rëndësishme për të binajkëzuar sistemin ushtarak arsimor.
Video:
Diskutime rreth kësaj post