Kryeministri Edi Rama ka reaguar dje sërish për tragjedinë e Himarës. Përmes disa statuseve në rrjetet sociale, kryeministri Rama ka kërkuar dënimin maksimal për autorin, Arjan Tase, teksa ka vënë theksin se strukturat janë “ngritur” në këmbë që të reagojnë shumë fort për të garantuar sigurinë edhe në plazhe. Akuzave të ngritura nga kundërshtarët politik, për shefi i qeverisë Rama janë një tregues shumë i qartë se kjo opozitë është e aftë që të shfrytëzojë çdo tragjedi për të ndezur një luftë politike. Madje, në reagimin e tij Rama i drejtohet më konkretisht Sali Berishës dhe Ilir Metës, të cilin njërin e identifikon me siglën e Non Gratës, teksa tjetrin, ish-presidentin, “si me identitet të dyfishtë”. “Sa për çetat e udhëhequra nga “non gratat” dhe nga ata me identitet të dyfishtë që kërkojnë ta kthejnë këtë vdekje tragjike në motiv lufte politike, kjo s’është as e para as e fundit herë kur një fatkeqësi që trondit shoqërinë, ekspozon shëmtinë e pacipë të shpirtit të tyre! Uroj edhe njëherë që drejtësia t’i japë ndëshkimin më ekstrem fajtorit për këtë tragjedi”, shkruan Rama.
Sezoni turistik në Shqipëri
Më tej gjatë reagimit të ti, kryeministri Edi Rama theksoi se ky sezon turistik ka qenë më i rregullti, e ndërsa shtoi se shtimi i numrit të mjeteve lundruese ka qenë pjesë e vizionit të vendit për ta kthyer turizmin në Shqipëri në kampionin rajonal të turizmit, por se kjo sipas tij, duhet të shkojë në përputhje edhe me rritjen e kontrolleve nga ana e autoriteteve. “Madhësia e tragjedisë së djeshme në Himarë e bën edhe më të madhe se çdo herë tjetër,ligësinë e verbër të vampirëve politikë e mediatikë që s’lenë plagë pa futur gojën e tyre të përdalë, duke kërkuar përfitimet e tyre mizerabël në shkelje të çdo kodi moral, familjar, kombëtar! Ky është sezoni më i organizuar, më i rregullt e më i pastër turistik ndonjëherë falë punës së palodhur që kemi nisur qysh shtatorin e shkuar! Ishte deri dje edhe sezoni më i qetë e më i sigurt, me plazhet publike dhe rrjetin e vrojtuesve të plazhit organizuar si asnjëherë tjetër. (…)Vizioni i Shqipërisë turistike dhe ambicia që kjo të jetë dekada e kthimit të vendit tonë në kampionin rajonal të turizmit, lidhet edhe me rritjen e lartë të mjeteve lundruese dhe sfidën e disiplinimit të tyre, që nuk është një fjalë goje në një vend ku deri dje ato s’ekzistonin”, u shpreh ai.
Shkarkimi i kupolës së policisë në Vlorë
Ai i cilësoi si vendimin e duhur shkarkimin e trupës së drejtorisë së kufirit Vlorë, duke thënë se do të pasohet edhe më hapa të tjerë, nisur nga fakti që synohet rritja e përvitshme e numrit të mjeteve lundruese “Shkarkimi i gjithë trupës së drejtorisë së kufirit Vlorë dhe vendosja e një fokusi të shtuar mbi qarkullimin ujor, janë hapat e duhur që do të pasohen nga hapa të tjerë, në kushtet kur rritja e përvitshme e numrit të mjeteve lundruese përbën një sfidë të vazhdueshme për të gjithë”, nënvizoi kryeministri Edi Rama. Ky reagim vjen pas tragjedisë së Himarës së ndodhur dy ditë më parë, ky polici Arjan Tase goditi për vdekje vajzën 7-vjeçare në Himarë, teksa po laheshe në det.
Diskutime rreth kësaj post