Pasi ministrat prezantuan objektivat e 100 ditëve të para të qeverisjes, fjalën e mori kryeministri Rama, i cili i bëri një përmbledhje objektivave të qeverisë së tij në këtë periudhë kohe.
Kryeministri tha se lufta ndaj korrupsionit do të jetë një ndër objektivat kryesore të Qeverisë që ai drejton në 100 ditët e para të saj.
“Për të bërë një përmbledhje të asaj që është substance e këtyre 100 ditëve, por që do të mbetet e tillë edhe në 300 ditët e para, na duhet pastrim në të gjitha nivelet, pastrim fizik në rrugë, por edhe në institucione.
Fillimi i një lufte të hapur ndaj korrupsionit të trashëguar.
Pastrim strukturor të të gjithë mekanizmave të pushtetit ekzekutim.
Na duhet shërbim dhe këtu nuk duhet të neglizhojmë asnjë detaj, asnjë marrëdhënie të askujt me shtetit dhe na duhet ndëshkim në të gjitha nivelet, lidhur me çdo shfaqe të korrupsion, abuzivizmit dhe çdo shfaqe edhe të padenjë edhe në sjellje me qytetarët”, tha Kryeministri.
Rama përsëriti në fjalën e tij, atë që ministri Xhafaj tha më herët, për Vettingun në polici brenda 100 ditëve të para.
“Në 100 ditë të para duhet të përcaktojmë edhe lidhur me negociatat për anëtarësim në vitin që vjen.
Duhet të pastrojmë kornizën që do të ngrihet procesi i regjistrimit të shqiptarëve jashtë atdheut.
Duhet të vazhdojmë përpjekjet për të çliruar qytetarët nga barra e burokracisë, e sorollatjeve, e procedurave, e zvarritjeve.
Duhet ta çojmë diplomacinë ekonomike si një qasje të re, në raport me ekonominë tonë.
Duhet të përcaktojmë kornizën e Vettingut në policinë e shtetit për të hyrë në qelizë të kancerit në policinë e shtetit.
Ta çojmë operacionin kombëtar kundër rrjeteve kombëtare në një fazë të dytë për çrrënjosjen e kanabisit nga toka jonë”, tha kryeministri.
Diskutime rreth kësaj post