Nga Saranda, kryeministri Edi Rama, ka ‘shenjestroi’ sërish të punësuarit e Partisë Socialiste, në institucionet e Kadastrës.
Rama tha se ata janë pasqyra e turpit të PS, që e kanë bërë zhele flamurin e partisë dhe kanë shpërdoruar besimin e mijëra votuesve të tyre.
“Janë një pjesë e shërbimeve ne kontakt direkt që janë problem. Problemi më i madh është Hipoteka, Kadastra, që njëkohësisht që është bërë në disa vende pasqyra e turpit të Partisë Socialiste.
Njerëz që kanë vajtur të punojnë në Kadastër me emrin socialist dhe e kanë bërë zhele flamurin e Partisë Socialiste, kanë nëpërkëmbur besimin e dhjetëra mijërave që votojnë Partinë Socialiste dhe që i japin PS pa pritur që të marrin diçka për vete.
Kjo është e padrejtë dhe po e them këtë sot këtu për të ilustruar atë që them që njerëzillëku është A dhe Zh. Prandaj program i çdo kryetari bashkie dhe këshilli bashkiak që ka dalë fitues pikën e parë duhet të ketë njerëzillëkun”, tha Rama.
Diskutime rreth kësaj post