Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka refuzuar t’u përgjigjet publikisht deklaratave të kryeministrit kosovar, Albin Kurti, i cili e kushtëzoi takimin mes tyre me mbledhjen e të dy qeverive.
”Nuk kam lidhje me këtë, jam këtu vetëm për këtë vendimin e studentëve të mjekësisë”.
”Sa i përket vajtjes në Prishtinë dhe të gjithë turit do të flas kur të jetë koha për të folur, që është nesër në Prishtinë”, tha Rama në një adresim për gazetarët, transmeton klankosova.tv.
Tutje ai është pyetur nga mediat edhe për Ballkanin e Hapur, megjithatë, ai pati sërish të njëjtën përgjigjie rreth shkakut që ai gjendet aty, duke u shprehur:
”Juve mendoni se janë të rëndësishme të gjitha këto, por unë jam këtu vetëm për studentët e mjekësisë”, përfundon ai duke u larguar nga hapësirat e komunikimit me të pranishmit.
Diskutime rreth kësaj post