Kryeministri Edi Rama gjatë një takimi me të rinjtë e Lushnjes për anëtarësimet e reja ka thënë se po u fute në parti nuk ka më liri absolute.
Këtë deklaratë të tij e lidhi me shembulklin konkret të vetes së tij ku tha se edhe ai pasi hyri në parti, hoqi dorë nga të dalurit nudo.
“S’ka më liri absolute po hytë në parti. Edhe unë kur hyra në parti hoqa dorë nga ideja për të dalë nudo. Se s’mund të dilja ashtu” – tha kryeministri.
Ndër të tjera Rama tha se kur je pjesë e një partie je i lirë, por kjo nuk do të thotë se mund të dalësh në rrugë e t’i gjuash me gurë njerëzve.
Gjatë kohës që kryeministri Rama ka bërë këtë salla u përfshi nga të qeshurat.
Diskutime rreth kësaj post