Kryeministri Rama ka bërë të ditur se ka nënshkruar një marrëveshje me guvernatorin Sejko për të shtyrë deri në fund të muajit gusht këstet e kredive.
Me anë të një postimi në Facebook, Rama njofton se Banka e Shqipërisë miratoi një lehtësim për bankat e nivelit të dytë, që të bëjnë ristrukturime proaktive të kredive deri në 31.12.2020, me shtrirje një ose disavjeçare, sipas shkallës së vështirësive të çdo biznesi.
Postimi i plotë:
“LAJM I MIRË
BASHKËFIRMOSËM ME GUVERNATORIN E BANKËS SË SHQIPËRISË NJË SHTYRJE TË MËTEJSHME TREMUJORE TË KËSTEVE TË KREDIVE DERI NË 31.08.2020👍
GJITHASHTU BANKA E SHQIPËRISË MIRATOI NJË LEHTËSIM PËR BANKAT E NIVELIT TË DYTË, QË TË BËJNË RISTRUKTURIME PROAKTIVE TË KREDIVE DERI NË 31.12.2020 ME SHTRIRJE NJË OSE DISAVJEÇARE, SIPAS SHKALLËS SË VËSHTIRËSIVE TË ÇDO BIZNESI🤝” – shkruan Rama.
Diskutime rreth kësaj post