Referendumi i Maqedonisë është komentuar dhe nga kryeministri Edi Rama bën thirrje që qytetarët ta mbështesin këtë votim dhe të votojnë pro tij.
Përmes një postimi në Twitter, Rama u bënë thirrje të gjithë shqiptarëve të Maqedonisë që të votojnë pro referendumit që po zhvillohet këtë të dielë në vendin fqinj.
“Uroj shumë që çdo shqiptar i Maqedonisë ta kuptojë peshën e përgjegjësisë që ka sot, pavarësisht çdo bindjeje politike a përkatësie partiake. Sot në Maqedoni votohet për fëmijët dhe kush nuk voton rrezikon të ardhmen e tyre!”
Diskutime rreth kësaj post