Kryeministri Edi Rama deklaroi se papunësia në Shqipëri ka rënë me 6% që prej ardhjes në pushtet të socialistëve.
Në një postim në Twitter, Rama duke iu referuar Bankës Botërore, shkruan se përgjate vitit 2018, gjysma e vendeve të punës të hapura në Ballkan, i takonin Shqipërisë.
“Sipas Bankës Botërore, Shqipëria ka krijuar në vitin 2018 më shumë se gjysmën e vendeve të reja të punës që u krijuan vjet në rajon!Papunësia ka rënë më shumë se 6% qyshse morëm detyrën. Akoma shumë për të bërë, po askush s’ka bërë dhe s’bën dot kurrë sa NE #KrenarpërPS”, përfundoi Rama në statusin e tij në Twitter.
Diskutime rreth kësaj post