Në konferencën që po mban për mediat, kryeministri Edi Rama theksoi se Shqipëria nuk mund të ndërrojë kursin euroatlantik për Kosovën. Ai shtoi se marrëdhënia e Shqipërisë me Kosovën është një marrëdhënie vëllazërore por kjo nuk do të thotë se duhet të ndryshojë kurs nga boshti euroatlantik për të.
“Ne e kemi shumë problem sepse Shqipëria nuk është një UFO, Shqipëria nuk operon e izoluar dhe marrëdhënia e Shqipërisë me Kosovën është një marrëdhënie vëllazërie, por Shqipëria është një shtet, i cili është pjesë e pandashme e bashkësisë euro-atlantike, është një vend anëtar i NATO-s dhe nuk ka asnjë shans që Shqipëria të zhvendoset nga boshti i bashkësisë euro-atlantike për të, nuk e di se çfarë se për më tepër, jua kam thënë dhe më parë, ne mendojmë jo 99%, por ne mendojmë 100% njësoj sicc mendojnë aleatët tanë në këtë rast.
Ashtu sikundër, ju kam thënë që kur disa prej partnerëve i thonin Albinit dhe autoriteteve të Kosovës “Mos i mbani zgjedhjet në veri” unë isha 100% me Albinin dhe me autoritetet e Kosovës që zgjedhjet duheshin mbajtur sepse bojkoti i serbëve nuk mund të fitonte statusin e instrumentit fatal për Republikën e Kosovës që “Nuk duam ne të marrim pjesë, nuk bëhen dot zgjedhje”. Në atë rast, kam dhënë dhe unë kontributin tim modest që partnerët të kuptonin se këtu nuk ishte çështje e një teke të Albin Kurtit, por ishte një qëndrim parimor dhe për mua, i saktë.”, tha ai.
Diskutime rreth kësaj post