Kryeministri Edi Rama deklaroi sot nga foltorja e parlamentit se progres raporti do të rekomandojë hapjen e negociatave dhe se Shqipëria i ka plotësuar të gjitha detyrat për të çelur negociatat për anëtarësim. Por sipas tij, ky është një vendim që merret nga Këshilli i Europës, ku ndikon edhe dinamika e brendshme e vendeve anëtare.
“Shqipëria ka ecur para dhe progres raporti në fund të majit do të rekomandojë pa kushte hapjen e negociatave. Rikonfirmimi i rekomandimit pa kushte, është edhe rikonfirmim pa kushte i një të vërtete të thjeshtë: Shqipëria i ka plotësuar të gjitha detyrat për të çelur negociatat për anëtarësim me BE. Është shumë e rëndësishme që të kuptohet se çelja e negociatave është një vendim që merret nga KiE. Nga Këshilli i përbërë prej të gjithë kryeministrave dhe presidentëve të vendeve anëtarë, bazuar në rekomandimin e komisionit por edhe si rezultat i dinamikave të brendshme në vendet anëtare. Që do të thotë që nëse raporti i komisionit është një raport i cili ndërtohet mbi kritere ekskluzivisht teknike duke verifikuar kryerjen e të gjithë detyrave të përcaktuara për çeljen e negociatave, vendimmarrja në KE është rezultat i debatit të brendshëm në KiE që i kalon kriteret teknike dhe subjektiviteti i vendeve ka rolin e vet. Tek subjektiviteti, ndikimi jonë është relativ në kushtet kur në Shqipëri ka forca që janë të rreshtuara kundër….”, deklaroi kreu i qeverisë.
Diskutime rreth kësaj post