Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë për flamurin me “yllin komunist”, që u shfaq një natë më parë në festivalin “Sunny Hill” në Tiranë.
Nëpërmjet në postimi në Twitter, kryeministri ka publikuar postimin e kryebashkiakut Erion Veliaj, i cili i është përgjigjur kritikave për simbolin që krijoi debate.
Flamuri shqiptar me yll u shfaq në momentin kur u luajt kënga “Ku ka më mirë se me qenë shqiptar” nga grupi “Asgjë sikur dielli”.
Rama ka ndarë të njëjtin mendim me Veliajn, duke thënë se nuk luftohet komunizmi me metoda komuniste. Teksa thotë se kënga është një satirë e këngëtarit ndaj regjimit komunist, i cili vjen nga një familje me anëtarë të përndjekur.
“Nuk luftohet komunizmi me metoda komuniste! Kenga eshte nje satire ndaj regjimit! Alban Nimani – dhender ne Tirane ne nje nga familjet me te perndjekura – e ka prodhuar para 8 viteve! Uroj te luftoni me te njejtin zell sekretarin e PPSH ne krye te PD dhe sigurimsin aleat!”, shkruan Rama.
Gjithashtu në lidhje me rastin ka reaguar në Facebook edhe vetë vokalisti i grupit, Alban Nimini.
Ai thotë se klipi i këngës “Ku ka më mirë se me qenë shqiptar” është publikuar në vitin 2005 dhe është një parodi e stilit Monty Python, ku trajtohen ngjarjet dhe figurat historike nga antikiteti dhe deri në ditët e sotme në mënyrë surrealiste dhe ironike.
Flamuri me yll shkaktoi polemika në rrjetet sociale, me shumë përdorues që e kryqëzuan këtë veprim duke e lidhur me epokën e errët të komunizmit në vendin tonë.
Diskutime rreth kësaj post