Kryeministri Edi Rama ka uruar Forcat e Armatosura, të cilat pak ditë më parë festuan 105-vjetorin e krijimit.
Ditëlindjen e 105 të FA nuk mundëm ta celebronim në mënyrën tradicionale, sepse e kaluam në operacionet e shumta për përballimin e gjendjes së krijuar në vend si pasojë e reshjeve dhe prurjeve të jashtëzakonshme të lumit Vjosa, të cilat sollën dëme dhe kërcënuan jetë njerëzish. Falë jush, atyre që ishin që në sekondën e parë në krye të detyrës. Më 4 dhjetor situata nuk na dha mundësi të jemi së bashku, sot jam këtu për t’iu uruar të gjithëve drejtpërdrejtë festën e FA, e cila për hir të së vërtetës nuk mund të kremtohej në mënyrën më kuptimplotë se sa në vijën e parë ku të gjithëve ju iu çoi detyra. Kjo është një festë e njerëzve nën uniformë dhe e familjeve të tyre, por e gjithë Shqipërisë dhe sot ja vlen të kujtohet se vendimi nga ku kjo festë buron për krijimin e ushtrisë shqiptare ishte i pari vendim i marrë nga qeveria e parë e pavarur, pak ditë pas lindjes së shtetit shqiptar. Këtë përvjetor të gjithë ju panë me admirim.
Është e vërtetë se krahasuar me kolegët e tjerë me të cilët u përballët në kushtet e kësaj vështirësie të madhe, që përkoi me ditëlindjen e FA, pagat tuaja janë më të ulëta. Pavarësisht nivelit të lartë profesional dhe nivelit të lartë të vetëdijes patriotike që mishëroni, ne nuk kemi arritur që t’iu shpërblejmë sic e meritoni dhe që të mbyllim hendekun e pajustifikuar mesh jush dhe policisë së Shtetit kur vjen fjala te shpërbilimi, që kurrë nuk mund të arrijë deri aty ku ju meritoni. Ajo që ju bëni nuk mund të shpërblehet financiarisht. Sot qeveria do vendosë një shpërblim si shprehje mirënjohjeje.
Diskutime rreth kësaj post