Presidenti Ilir Meta ka thënë për gazetarët se fakti që është shpallur gjendja e jashtëzakonshme është pozitiv.
“Do të bëhet një vlerësim total, kjo kërkon kohë sepse nuk mund të shmanget vëmendja nga kërkimet. Pastaj në mënyrë më transparente do bëhet edhe përllogaritja. Fakti që është shpallur është një hap pozitiv i angazhimit në këtë drejtim. Reagimi ka qenë i menjëhershëm i jashtëzakonshme nga të gjitha vendet. Me ndihmën e tyre të përfundojmë dhe të kemi një bilanc. Ndihma nga Kosova ishte e shkëlqyer, e konsiderueshme”, është shprehur Meta.
Diskutime rreth kësaj post