Pak ditë më parë kryeministri Rama bëri të ditur se do të kalojë në parlament amnistia fiskale për emigrantët apo qytetarët që jetojnë në Shqipëri për të formalizuar burimin e parave.
Ky vendim i qeverisë është komentuar edhe nga avokati Spartak Ngjela.
“Janë sulur të gjithë dhe thonë se do të fitojë krimi, por flasin përçart. Në Amerikë, trafikanti që ka bërë 2 mln dollarë nuk i ka të regjistruara, paguan taksën dhe i legalizon në bankë. Në rast se më vonë del se ka bërë një krim, shkon në burg. Paratë e pushtetarëve dhe të trafikut i ka përjashtuar.
Ligji i përjashton, organet përkatëse janë ato që bëjnë hetimin dhe një ndër to janë bankat. Një pronar shqiptar mund t’i ketë vendosur paratë në Australi, por nuk i sjell dot në Shqipëri. Kur tregu nuk ka para, nuk mund të flasim për një moral kishtar.”-tha avokati.
Diskutime rreth kësaj post