Ministrja e Kulturës, Elva Margariti ka reaguar për herë të parë pas shkrirjes së ministrisë së Kulturës.
Ditën e djeshme kryeministri Edi Rama njoftoi formimin e një ministrie të re të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, të cilën ia besoi ish-drejtorit të DPSHTRR, Blendi Gonxhja, emrin e të cilit e dërgoi për dekretim te presidenti Bajram Begaj.
Ndërkohë sot nëpërmjet një postimi në profilin e saj zyrtar në Facebook, Elva Margariti ka zgjedhur që të bëjë reagimin e saj të parë pas shkrirjes së ministrisë së Kulturës duke iu përgjigjur kryeministrit me shifra.
Ndërsa kryeministri Rama arsyetoi vendimin e tij dje duke thënë se “kultura nuk mund të mbetet më në një ishull të vogël të ndarë nga dinamikat e reja ekonomike e sociale të vendit, mbi të cilat ka një potencial të madh ndikues, e prej të cilave mund të përfitojë shumë më tepër”, Elva Margartiti publikoi sot një grafik ku tregon punën dhe arritjet e ministrisë së Kulturës.
Margariti thotë se të ardhurat nga biletat në institucione, parqe arkeologjike dhe kala monumente kulture janë rritur viti pas viti.
“43.22% më shumë se viti 2022 dhe 133.92% më shumë se viti 2021 rezultojnë të ardhurat e mbledhura në vitin 2023 nga biletat në institucione, parqe arkeologjike, kala e monumente kulture. Më shumë shërbime dhe mirëmbajtje në shërbim të turizmit kulturor”, shkruan Elva Margariti në Facebook.
Diskutime rreth kësaj post