Kryeministri Rama ka shkruar sot në spitalin Infektiv, ku po trajtohen të prekurit nga COVID-19. Rama teksa bëri të ditur se do të rritet më tej kapaciteti njerëzor e material në këtë front, njoftoi se së shpejti do të ketë një rritje masive pagash për të gjithë mjekët dhe infermierët e Shqipërisë.
Postimi i plotë:
“SPITALI INFEKTIV – Me mjekët dhe infermierët në vijën e parë të betejës me COVID19
Mirënjohje, respekt dhe këmbëngulje së bashku, për të vijuar një përballje unikale në jetën tonë me një virus që ka sulmuar botën dhe na sfidon çdo ditë në jetën e në punën tonë! Do të vazhdojmë pa u lodhur, pa e humbur fokusin dhe toruan, me angazhim maksimal e durim të madh, deri në fund, bluzat e bardha në zjarrin e luftës me vdekjen në trupin e pacientëve, ne në mbështetje të tyre, duke rritur më tej kapacitetet njerëzore e materiale në atë front
Së shpejti do të njoftojmë konkretisht edhe një rritje masive pagash, për të gjithë mjekët dhe infermierët e Shqipërisë
#RESPEKT”, shkruan kryeministri Rama.
VIDEO:
Diskutime rreth kësaj post