Kryeministri Edi Rama drekë me peshkatarët në Portin e Durrësit. I ulur mes tyre, me pjata ku menu kryesore kanë qenë prodhimet e detit, Rama ka dëgjuar nga afër shqetësimet e peshkatarëve.
Në krye të tryezës së improvizuar pranë detit, është kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako. Dreka transmetohet Live në Facebook, në faqen e kryeministrit.
“Gjendja është skandaloze, edhe jetën e njerëzve nuk e kemi të garantuar, jo mjetet jo e jo. Nëse ia lë porosi Vangjushit dhe po e mori përsipër, ne ia hodhëm”, tha një nga peshkatarët.
Teksa ka dëgjuar shqetësimet, kryeministri nuk ka hezituar të bëjë batuta me peshkatarët.
Rama ka pranuar se kushtet janë mjerane. “E drejtë, kur u futa unë këtu, thashë o zot, si burgu i detit”.
“Kur Kryeministri nuk di not, nuk di të bëj port”, ka thënë Rama, duke i njohur peshkatarët me projektin që pritet të bëhet.
Rama teksa ka publikuar këtë video online në rrjetin social, Facebook, ka theksuar se “Ekonomia e peshkimit nga një rrumpallë në 2013 në një treg të formalizuar ku sot numërohen 1000 vende më shumë…”
Diskutime rreth kësaj post