Kryemistri Edi Rama sot ka qenë i pranishëm në inaugurimin e shkollës në Surrel. Në këtë event kryeministri nuk ka nguruar të bëjë batuata me bashkëfshatarët siç i quan ai dhe ka ‘thumbuar’ deputetin e zonës Xhemal Qefalia.
Rama tha se deputeti e përdor Surrelin për tu fshehur dhe nuk mund ta gënjej me këto ahegje.
‘E para e punës nuk na ftojnë ne këta këtu, po ftojmë ne këta këtu në katundin tonë. Po mirë mo vëlla unë e kuptova çik me vonesë, se ça duan këta se kryeministrin e kanë këtu. Drejtori po më thoshte që shkolla nuk është investuar që nga viti 69 që kur unë isha sa Zaho, 5 vjeç.
Si kudo ku lali Eri vë dorë, edhe këtu duket si është bërë. Nuk dua t’ju vë në vështirësi se kemi ardhur këtu, edhe Xhemali është diversant nga kjo pjesë se nuk është nga Surreli, është cik më andej. E përdor Surrelin për tu fshehur. Nuk nga gënjeni dot me këto ahengje e gjona, ka punë për të bërë apo jo Xhemal. Përtej shakave edhe pse janë gjysma e së vërtetës ka punë për tu bërë’, tha Rama.
VIDEO:
Diskutime rreth kësaj post