Kryeministri Edi Rama ka shkarkuar nga detyra Afrim Bakaj, i cili deri ditën e sotme ka mbajtur postin e drejtorit të Përgjithshëm të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit.
Në mbledhjen e sotme të qeverisë, është vendosur që Isuf Shehu nga PDIU të jetë kreu i ri i AKU-së.
Vendimi
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, dhe të pikës 1, të nenit 65, të ligjit nr.9863, datë 28.1.2008, “Për ushqimin”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, Këshilli i Ministrave
VE N D O S I:
- Z. Afrim Bakaj, drejtor i Përgjithshëm i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU), lirohet nga kjo detyrë.
- Z. Isuf Shehu emërohet drejtor i Përgjithshëm i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU).
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
Diskutime rreth kësaj post