Shkarkimi i 7 ministrave nga kryeministri Rama bëri bujë të madhe në të gjitha mediat dhe jo vetëm. Kjo është komentuar nga personazhe të shumtë. Një ndër ta është edhe moderatorja e “Top Channel”, Ori Nebia.
Ish-zëdhënësja e Partisë Demokratike Ori Nebijaj ka ironizuar vendimin e kryeministrit Edi Rama për shkarkimin nga detyra të shtatë ministrave dhe zv.kryeministrit.
Në një status në Facebook, moderatorja e Top Channel shkruan; “Dmth hiqesh nga ‘puna’ apo shkarkohesh nga detyra si me i suksesshmi, se kur dështon rritesh në detyrë… — Eh, çfarë standardi”.
Kryeministri Rama ka shkarkuar ministrat ditën e sotme, duke i falenderuar ata për “sukseset” ndër vite dhe jo duke përmendur përfshirjen në skandalet për të cilat një pjesë e tyre akuzohen.
Diskutime rreth kësaj post