Direkt pas seancës në Parlament, ku u shkarkua Xhafaj, Rama ka mbledhur qeverinë duke emeruar Sandër Lleshin zv/minister të Brendshëm. Kjo vjen pas vendimit të Metës për te mos e dekretuar si Minister z. Lleshi.
“Me drejtuesin e ri të Punëve të Brendshme, gjeneral Sandër Lleshin, pas mbledhjes së qeverisë që vendosi emërimin e tij zv.Ministër i Brendshëm”, shkruan Rama ne rrjetet sociale.
Më heret gjatë fjalimit në Parlament ai tha: “Kam shumë besim se Sander Lleshi, jo vetëm nuk do të zhgënjejë askënd, por do të japë shtysë të fortë në drejtmin e Punëve të Brendshme. Ai në krye të Punëve të Brendshme, është njeriu i duhur, në kohën e duhur dhe në vendin e duhur si përfaqësues i shumicës së duhur sot dhe nesër i Republikës së Shqipërisë”.
Diskutime rreth kësaj post