Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një vizitë zyrtare në Egjipt. Gjatë konferencës së përbashkët me homologun egjiptian Moustafa Madbouly, Rama tha se shumë shpejt do të ketë një linjë direkte Kairo-Tiranë.
“Shifrat e tregtisë janë modeste ndërkohë që kemi potencial. Marr me vete premtimin për të vendosur linjën e drejtpërdrejtë Kairo-Tiranë. Nga pala jonë avionët nuk do të jenë kurrë bosh. Do të ndihmojë shumë shqiptarë që duan të bëjnë pushimet këtu. Dua t’ju falenderoj dhe dua ta përmbyll me dëshirën që ajo cka është tipari më i cmuar i Egjiptit, kultuar juaj do të jetë bazë për bashkëpunimin tonë në fushën kulturore. Besojmë që kemi cka t’ju tjegojmë juve. Por ju keni shumë gjëra për t’u treguar njerëzve tonë. Le të shohim nga e ardhmja. Ka pasur një arsye që historia na ka lidhur fort”, tha Rama.
Diskutime rreth kësaj post