Kryeministri Rama ka sjellë në vëmendje një situatë në Kopshtin Zoologjik nga vitet kur u zgjodh në krye të Bashkisë së Tiranës. Nga ambientet e QSUT-së, ku ka inspektuar përfundimin e spitalit të ri ultramodern të kirurgjisë, Rama tha se kur shkoi pa vendqendrimin e luanit ishte habitur me situatën e krijuar.
Rama tha:
“Po shihja këtë foton e sallës së operacionit, ku muret janë veshur me pllaka si të tualeteve, dhe mu kujtua një situatë nga koha kur u zgjodha kryebashkiak i Tiranës.
Shkova të vizitoja Kopshtin Zoologjik, dhe pashë që edhe vendqendrimin e luanit e kishin veshur me të njëjtat pllaka.
E kishin vënë luanin në një situatë, që në asnjj xhungël nuk ishte vendosur specia e tij, sepse nuk ecte dot, rrëshqiste, ishte bërë gjysmë delfin në kopshtin zoologjik të Tiranës. Kjo foto dhe situata që unë kujtova i përkasin kohës kur demokracia erdhi bashkë me pllakat nga Turqia”.
Diskutime rreth kësaj post