Kryeministri Edi Rama ka reaguar për fitoren e Vangjel Tavos, si kryebashkiak i ri i Himarës. Teksa ka publikuar një video, ku shfaqet bashkë me Tavon në takim me mbështetës, Rama u bën thirrje emigrantëve shqiptarë, që të kthehen të punojnë dhe investojnë në këtë Bashki.
Reagimi:
“MIRËMËNGJES dhe me urimin për kryebashkiakun e ri të Himarës për fitoren spektakolare, kënaqësinë e mbështetjes domethënëse për Partinë Socialiste në zgjedhjet e djeshme, si edhe vendosmërinë për ta kthyer #Himarën2030???????? në një prej destinacioneve më të kërkuara të Mesdheut, ku në radhë të parë të gjithë ata që punojnë në industrinë turistike në Greqi, të kthehen për paga më të mira e për ajrin e pazëvendësueshëm të vendlindjes, ju uroj të gjithëve një javë sa më të qetë!”, shkruan Rama.
Diskutime rreth kësaj post