Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë lidhur me urdhrin e SPAK për arrestimin e ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj. Në një komunikim për opinionin publik Rama tha se nevoja e një reforme të thellë në drejtësi është kërkuar me ngulm nga ai dhe qeveria e tij, me qëllim përmbysjen përfundimisht të sistemit të vjetër.
Rama u shpreh se nuk do të pajtohet me askënd që abuzon me besimin e qytetarëve dhe besimin e tij për t’u pasuruar për veten e tij.
Sipas Ramës, qëllimi i tij ka qenë që të përmbyset përfundimisht sistemi i vjetër i drejtësisë.
“Unë nuk pajtohem dot me askënd që abuzon këtë besim duke kthyer mandatin e shqiptarëve dhe besimin tim në mundësi të palejueshme për të fryrë xhepin. Jam gati të mbaj baltën që kundërshtarët më hedhin, por nuk kam qenë dhe nuk jam kurrë të mbaj në shpinë askënd që e kujton shtëpinë e madhe kurrizin e një kali që mund ta kalërojë” tha Rama.
Diskutime rreth kësaj post