Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë sapo presidenti Ilir Meta ka konfirmuar 13 tetorin si datën e re të zgjedhjeve lokale. Duke kërkuar mëshirë për presidentin, Rama thekson se data e vetme për zgjedhjet lokale është 30 qershori.
Në një reagim në ‘Twitter’, Rama shkruan: “A ju thashë prisni çmendurinë e dytë? Tani thjesht mëshirojeni. Data e nxjerrë nga filxhani i revolucionit imagjinar është një nullum absolutum dhe quod nullum est nullum producit effectum. 30 qershori është vetmja datë zgjedhjes.”
Presidenti Meta njoftoi pak minuta më parë se ka dekretuar 13 tetorin si datë të re për zgjedhjet, por mazhoranca ka vendosur të mos tërhiqet nga 30 qershori.
Diskutime rreth kësaj post