Vijojnë replikat mes ambasadores së SHBA-ve Yuri Kim dhe kryeministrit Edi Rama.
Rama ka reaguar në “Twitter” pas deklaratës së ambasadores së SHBA-ve në Tiranë Yuri Kim për kreun e ri të Prokurorisë së Posaçme.
Teksa ambasadorja Kim bëri thirrje që procesi i zgjedhjes së kreut të ri të SPAK mos të jetë i ndikuar nga ata që ata që kanë interes për të kufizuar apo manipuluar hetimet duke theksuar se drejtësia duhet të jetë e verbër ndaj pushtetit, Rama shkruan se kreun e ri të SPAK nuk e zgjedh ambasada amerikane.
“Jam plotësisht dakord me ambasadën e SHBA dhe boll me thashethemet e katundit politik e mediatik! Kreun e SPAK s’e zgjedh as qeveria, as foltorjavulorjafallgjorja, as ambasada jo e jo, po një institucion i quajtur Këshilli i Lartë i Prokurorisë, që varet vetëm nga anëtarët e vet!
Prandaj anëtarët e KLP të mos dëgjojnë askënd përveç kandidatëve, të mos lexojnë asgjë përveç biografisë profesionale të kandidatëve, të mos influencohen nga askush përveçse nga profili e performanca e kandidatëve! Ata japin llogari vetëm para pasqyrës së tyre dhe askujt tjetër”, shkruan Rama.
Ditën e djeshme ambasadorja Kim tha ka qëndruar 3 vite në Shqipëri dhe do qëndrojë dhe për ca më gjatë duke mohuar zërat për largimin, kryeministri Edi Rama deklaroi se procedurat për zëvendësimin e saj kanë nisur, sikundër ka njoftuar edhe MEPJ.
Diskutime rreth kësaj post