Kryeministri Edi Rama ka reaguar disa minuta pas arrestimit të ish drejtorit të burgjeve, ish deputetit socialist Arben Çuko.
Përmes një statusi në rrjetin social, Rama shkruar se është i keqardhur, por se sërish nuk do të ketë nga ana e tij dy qëndrime në raport me ligjin dhe drejtësinë.
Ish deputeti i Partisë Socialiste u shkarkua disa javë më parë nga posti dhe është arrestuar këtë të dielë nën akuzën e përfshirjes në korrupsion pasiv gjatë kohës në krye të drejtimit të burgjeve shqiptare.
Arben Çuko ka qenë deputet i PS dhe detyrën e drejtorit të burgjeve e mori në korrik të vitit të kaluar, duke zëvendësuar kështu Arjan Hoxhën, i cili u emërua në këtë post pas marrëveshjes Rama-Basha.
Në vendimin për shkarkimin e Çukos nga drejtimi i burgjeve, argumentohej se lëvizja bëhej për të përmirësuar punën në këtë institucion, veçanërisht në drejtim të rritjes së efikasitetit dhe luftës kundër korrupsionit.
“Largohet nga detyra e Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, z.Arben Çuko dhe në vend të tij emërohet z.Stefan Çipa. Ky ndryshim bëhet për të përmirësuar punën e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, veçanërisht në drejtim të rritjes së sigurisë së brendshme dhe kontrollit si dhe rritjes së efikasitetit të luftës kundër korrupsionit në sistemin e burgjeve.”- shkruhej në njoftimin e Ministrisë së Drejtësisë.
Pak minuta më parë Ministria e Drejtësisë doli me një deklaratë ku shprehej se mbështeste veprimet e drejtësisë.
NJOFTIMI:
Pak minuta më parë, Policia e shtetit ka njoftuar se ka kryer arrestimin e ish Drejtorit të Përgjithshëm të burgjeve Arben Çuko.
Në cilësinë e Ministres së Drejtësisë, në datën 3.09.2018 i kam propozuar Kryeministrit shkarkimin e drejtorit të përgjithshëm të burgjeve, Arben Çuko. Shkarkimi i tij imediat për keqmenaxhim të patolerueshëm dhe dyshime të forta për korrupsion, ka çuar në një hetim të thelluar administrativ.
Në cilësinë gjithashtu edhe të Koordinatores Kombëtare të Task-Forcës Antikorrupsion i kam dërguar prokurorisë të gjitha materialet e konstatuara nga auditimi i brendshëm si shkelje të kryera në Drejtorinë e përgjithshme të burgjeve.
E përshendes dhe e mbështes prokurorinë në zbardhjen deri në fund të veprimeve të ish-drejtorit dhe shpreh edhe njëherë vullnetin e hekurt të qeverisë shqiptare për të luftuar korrupsionin pa bërë dallime të asnjë natyre.
Vija e sjelljes së kësaj qeverie ndaj korrupsionit është e qartë: Çdokush që shkel ligjin ka punë me drejtësinë. Pa dallim ngjyre, përkatësie politike apo ideje të gjithë janë të barabartë përpara ligjit dhe do të përgjigjen po njësoj përpara tij.
Foto:
Diskutime rreth kësaj post